Real Madridi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Përmes një komunikate për media, Reali ka falënderuar portugezin për sukseset që i ka sjell klubit në këto nëntë vjet të karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll.

Raportohet se Ronaldo ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe kalimi i tij i ka kushtuar Juventusit 105 milionë euro.