Sot në fshatin Sekiraqë të Podujevës është mbajtur Dita Fushore me fermerët kultivuesit të specit dhe lakrës, transmeton Llapi.info
Sipas kumtesës komunale, fermerët morën këshilla rreth trajtimit të këtyre perimeve dhe mbrojtjes nga sëmundjet të ndryshme si dhe përdorimin e plehrave dhe kemikalieve.
“Në takimin me fermerë, nikoqir i të cilit ishte Qendra Grumbulluese “Albini”, me pronar Bekim Vokrrin, fermerët morën këshilla rreth trajtimit të këtyre perimeve dhe mbrojtjes nga sëmundje të ndryshme si dhe përdorimin e plehrave dhe kemikalieve. Drejtori Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Fermerët, Vezir Januzi, e vlerësoi si shumë të rëndësishme organizimin e ditës fushore, me ç’rast Besim Sahiti – furnizues me kemikalie dhe plehrave – informoi fermerët kultivues të specit dhe lakrës për mënyrën e trajtimit të këtyre perimeve”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Më tej në këtë takim Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi ka biseduar me Ismet Babaj nga USAID-i për dëmet e shkaktuara nga reshjet e breshrit dhe të shiut.
“Drejtori Januzi u premtoi fermerëve mbështetje në kultivimin e kulturave të perimtarisë, siç janë speci dhe lakra, të cilat janë të kërkuara në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë kontekst, drejtori Januzi përmendi edhe mbështetjen e vazhdueshme të fermerëve nga Komuna përmes subvencioneve”, thuhet tutje në njoftim./Llapi.info