Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit.
Me këtë vendim zgjatet orari i punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit dhe Zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16 deri ora 18 dhe të shtunën nga ora 9 : 00 deri ora 12: 00.
Zgjatja e orarit të punës për punonjësit fillon nga data 16 korrik deri më 17 gusht 2018. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset, Drejtoria për Administratë dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa
Arsyeja e nënshkrimit të vendimit për vazhdimin e orarit të punës nga data 16 korrik deri me 17 gusht 2018 është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.