Greva e punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive të Kosovës, e nisur që nga 4 korriku, është pezulluar sot, një javë pas.

Vendimi për pezulllimin e grevës erdhi pas një takimi që këshilli Grevist e ka mbajtur me drejtues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe këshillit Prokurorial të Kosovës.

Asllan Rusinovci, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Judikaturës, e konfirmoi vendimin për pezullimin e grevës pas këtij këtij takimi.

“Ne që nga mëngjesi jemi nëpër takime dhe kemi arritë një marrëveshje të përkohshme që grevën ta pezullojmë pasi që kemi marrë një zotim nga KGJK, KPK dhe Ministria e Drejtësisë që kërkesat tona do të realizohen kështu që e shpallim të pezulluar grevën”, tha Rusinovci.

“Nuk ka afat. Menjëherë KGJK, KPK, MD dhe ne do të ulemi dhe do t’i përmbushin kërkesat tona. Sipas tyre, ata do t’i përfundojnë procedurat në një afat brenda muajit. Nga nesër do të ulemi dhe do të bisedojmë në lidhje me kërkesat”, shtoi Rusinovci.