Zjarrfikësit kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rritje të pagave dhe definimin e kompetencave të tyre, raporton KTV.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka thënë se janë këmbëngulës në kërkesat e tyre.

Ai ka thënë se është e papranueshme se si institucionet kanë neglizhuar kërkesat dhe problemet e zjarrfikësve.