Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufitarë e cila tash e disa ditë ka paraqitur live fluksin e qytetarëve në pikat kufitare në Kosovës, sot nuk mundur të përditësoj këto të dhëna qe pesë orë pasi që aplikacioni ka rënë nga sistemi.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo qendër, sipas së cilës për shkaqe teknike nuk kanë mundur të paraqesin të dhënat e fundit nga fluksi në kufi.

“Të ndëruar qytetar aktualisht aplikacioni për publikimin e fluksit është jo funksional për shkaqe teknike. Ju kërkojmë ndjesë! #QKMK”, thuhet në njoftim.