Në qytetin e Podujevës tashmë ka filluar faza e dytë e dezinsketimit të hapësirave publike, njofton Llapi.info

Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit ka njoftuar se dezinsektimi bëhet me qëllim të eliminimit të insekteve të dëshmshme.

Ndërsa, përveç njoftimit se do të dezinsketohen rrugët kryesore të Podujevës si dhe Parku i Paqes, edhe Shkolla Fillore “Pavarësia” në Siboc në ambientet e brendshme të kësaj shkolle është kryer dezinsektimi.

“Sot, dezinfektuam, denzinsektuam dhe deratizuam objektin e shkollës. Për shëndet të mirë për nxënësit u përkujdes kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle./Llapi.info