E. T. nga fshati Bajqinë i Podujevës është vetëvrarë gjatë ditës së djeshme, raporton Llapi.info.

Këtë për portalin e ka bërë të ditur edhe zyrtarja për informim në Stacionin Policor të Podujevës, Antigona Çitaku e cila tha se deri më tani rasti cilësohet si i dyshimtë.

“Gjatë ditës së djeshme kemi marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë bëhet fjalë për një person të moshuar. Lidhur me këtë ne nuk mund të themi se çfarë është, vetëvrasje apo çfarë pasi, Prokurori akoma nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar. Pas ekzaminimeve mjekësore ne do t’ju informojmë sërish” tha ajo për Llapi.info.

Arsyet e kësaj vetëvrasje nuk dihen akoma./Llapi.info