Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka bojkotuar seanca e Kuvendit të Kosovës.
Armend Zemaj nga LDK kërkoi që të bëhet kuorumi nga mazhoranca, përndryshe nuk do të qëndrojnë në sallë. Më pas Grupi parlamentar i LDK-së ka dalë nga salla, raporton lajmi.net.
Kritika te ashpra ka marr bojkoti i deputetëve të LDK-së, pasi ata vetëm janë regjistruar për marrjen e meditjeve dhe janë larguar.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, veprimin e LDK-së e ka quajtur inskenim. “Prej 27 kanë qenë 7 në sallë është tyre që nënshkruhen me m’i marrë mëditjet dhe vijnë me thanë që duhet kuorumi. Ky është inskenim”, theksoi Krasniqi.
Seanca është duke vazhduar punimet lidhur me disa pika që kanë mbetur nga seancat e kaluara.