Edhe pse nuk ka shumë ditë që Floretë Zejnullahu është zgjedhur kryetare e Rinisë së PDK-së në Podujevë, ajo tashmë e ka liruar atë pozitë, njofton Llapi.info

Lirimin e kësaj pozite ajo e ka treguar se e ka bërë me qëllim të lehtësimit të përgjegjësisë pasi që ajo është edhe anëtare e kryesisë së Rinisë Demokratike.

Ndërsa, tani Alban Durmishi ish- deputet i Kuvendit të Rinjve të Kosovës është zgjedhur dje kryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së në Podujevë.

“Të dashur anëtarë të Këshillit Drejtues të RDK-së, dua t’ju falënderojë për besimin që më dhatë sot që të jem Kryetar i juaji. Shpresojë që puna dhe motivi jonë do të vazhdojë” ka thënë Durmishi./Llapi.info