Policia e Gjakovës ka arrestuar dy pronarë të një lokali të lojërave të fatit, pasi që gjatë kontrollit nga e policisë dhe inspektorëve të Administratës Tatimore është vërtetuar se të njëjtit ushtronin këtë veprimtari në mënyrë të kundërligjshme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një kompjuter dhe një server i kamerave të sigurisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.