Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka prishur rendin dhe qetësinë publike.
Policia pasi ka marrë informatën ka dalë në vendin ku gjendej i dyshuari, ndërsa ky i fundi kishte sulmuar edhe zyrtarët policor.
Ngjarja ka ndodhur në Pejë, orët e para të mëngjesit të djeshëm.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Kallxo.com