Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka qëndruar në Rogovë të Gjakovës, ku ka vizituar shkollën “Haxhi Hoti”.

Gjatë kësaj vizite, ai tha se nuk mund të diskutohet për cilësi nëpër shkolla pa i vizituar drejtpërdrejt ato.

Sipas tij, nevojiten rreth 300 milionë euro për rregullimin e infrastrukturës shkollore në gjithë vendin.

“Kemi bërë një analizë diku rreth 300 milionë euro, na duhet për me rregullu infrastrukturën e shkollave dhe anekseve në Kosovë”.