Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht tek fshati Stanoc.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa policia ka dalë mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë mes tjerash Zahiti.