Një person është plagosur në rrethana të panjohura me armë zjarri, nga një i dyshuar në Podujevë, njofton Llapi.info.
Policia ka njoftuar se, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i cili gjendet në arrati.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe njësit relevante policore janë duke hetuar rastin./Llapi.info