Lëshimi i pozitës së kryetarit të Rinisë së PDK-së në Podujevë, nga ana e Florentina Zejnullahut, për tashmë kryetarin e saj, Alban Durmishi ka ngjallur pakënaqësi të shumta në degën e PDK-së në këtë komunë, njofton Llapi.info.
Pas pakënaqësive të shumta të rinisë së kësaj partie, reagimi i fundit ka ardhur nga asamblisti i PDK-së, Arber Blaku i cili njëherësh i ka bërë kërkesë edhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli që të reflektoj në reformimin e partisë.
Përveç kësaj, Blaku ka shprehur edhe pakënaqësitë e tij ndaj PDK- së për shkak, që siç ka thënë, përdorimit të kamuflazheve sa për t’i hyrë në hatër kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Më poshtë ja edhe reagimi i Blakut:
Zgjedhjet e Rinisë
Sqarim për opinionin publik e më së shumti për përkrahësit e mi në politikë rreth procesit të zgjedhjeve të PDK’së në Podujevë.
Isha dëshmitar i një procesi të zgjedhjeve të rinisë së PDK në Podujevë, dhe këto më së paku mund të quhen zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
Nisem nga nëndega ime, ku pas konsultimeve me shumë banorë të lagjes, në më shumë se 10 mbiemra, dhe që janë familje me shumë peshë, dhe ku të gjithë ish kundër aktivizimit të tyre në këtë proces si rrjedhojë e një pakënaqësie të madhe që ata kishin me ish – strukturat drejtuese të PDK në Llap. Gati në çdo rast ka qenë një pyetje “a janë hala ata aty”!? Krejt këtë raport të cilin po e ndaj me juve, paraprakisht e ka marrë kryetari i komisionit zgjedhor, në vazhdim disa prej strukturave të PDK në Llap (të cilët në garën për asamble komunale kanë humbur në raport me mua) e kanë mbajtur një kuvend në lagjen time pa më njoftuar dhe e kanë zgjedhë një kryetar dhe kryesi të vetëm një mbiemrit dhe me mbesa e nipa…dmth krejt kjo është proces i rrejshëm, një lloj kamuflazhe sa për t’i hyrë në hatër kryetari të PDK z.Veseli.
Krejt këto i kam anashkaluar për shkak te respektit qe kam per PDK dhe me shpresë se do të ketë reflektim dhe të një mundësie të re për reforma në PDK në Podujevë.
Në vazhden e procesit zgjedhor jemi ftuar si asambleist në kuvendin zgjedhor i cili është mbajtur për të zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe këshillin e përgjithshëm…aty me propozim të Alban Durmishit është zgjedhur kryetare Floreta Zjenullahu të ciliën qytetaret e Podujeves e kanë pritur me shumë respekt, dhe mendoj që ka qenë një prej hapave me të mirë për t’u reformuar PDK në Llap, pas disa pazareve në Prishtinë vijnë në përfundim që Floreta nuk qenka ajo që e përfaqëson rininë llapijane, por është po ai person që e ka propozu Floreten për kryeatre, në këtë rast zgjedhet kryetar Alban Durmishi (që mendoj se është shumë djale i mirë por jo për kryetar të RDK në Podujevë).
Andaj i bëj thirrje publike kryetari të PDK z.Veseli që të reflektoj në Degën e PDK në Podujeve që të bëhen reforma te arsyshme në mënyrë që të ketë kuptim angazhimi ynë në PDK.
me respket, Arber Blaku