Kolona të gjata janë shkaktuar në vendkalimin kufitar në Merdare. Qytetarët po presin deri në 2 orë për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve.
Një ditë më parë ministri Brendshëm, Bejtush Gashi, kërkoi nga bashkatdhetarët që të mos e shfrytëzojnë pikën kufitare në Merdare, për shkak të punimeve që janë duke u bërë në të, transmeton Koha.net.
Ndërkohë, sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Merdare kolonat shkojnë deri në 500 metra, ndërkaq, sipas të dhënave fluks më të madh ka edhe në pikën kufitare Te Dheu i Bardhë.
Gashi dje ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Merdare ende po punohet dhe nuk mund të lëshohet deri në shtator për shkak të ngecjeve në punime.