Dorëheqja e Floretë Zejnullahut nga posti i kryetarit të Rinisë së PDK- së në Podujevë dhe marrja e postit nga, tashmë kryetari i të rinjve të kësaj partie, Alban Durmishi, nuk është pritur edhe aq mirë nga anëtarë të PDK-së.
Sipas tyre, dorëheqja nga posti i kryetarit nga ana e Zejnullahut, është bërë për shkak të presioneve dhe manipulimeve.
Mirëpo, një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryetari i të rinjve të PDK- së, Alban Durmishi.
“Të nderuar ashtu siç jeni të informuar edhe ju rreth dorëheqjes së Floretë Zejnullahu nuk ka asgjë të kundërshtueshme. Arsyeja e largimit të sajë, siç e dini dhe ju pas deklarimit të sajë nuk ka të bëjë as me kundërshtimin e statusit të partisë për pozicionet brenda që ja ndalon e as nga presioni siç janë deklaruar”, tha Durmishi.
Ai, në vend të Zejnullahut, i ka dhënë edhe arsyet e largimit të sajë nga posti i kryetarit.
“Arsyeja e vetme është se ajo ka dhanë dorëheqje për shkak të obligimeve të sajë personale dhe pozicionit të sajë në kryesi ku ka menduar se nuk mund ta jap maksimumin e punës për përgjegjësitë që dalin nga posti i kryetarit. Mund ta lexoni dhe deklaratën e sajë të bërë publike për opinionin që e sqaron shumë qartë në detaje. Kjo është e gjitha, kemi raporte të shkëlqyera dhe asgjë nuk ka diçka që të mund të manipulohen me opinionin rreth kësaj çështje. Ju faleminderit dhe i ftoj të gjithë të rinjtë ti bashkohen Dekadës së Re” ka përfunduar Durmishi.
Llapi.info ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Floretë Zejnullahu lidhur me akuzat që asaj i janë bërë nga anëtarë të partisë së sajë lidhur me lëshimin e pozitës mirëpo, ajo e ka mbyllur telefonin.
Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme ishte edhe asamblisti i PDK- së, Arber Blaku ai i cili përmes një letre të hapur i kërkoi kryetarit të PDK- së, Kadri Veseli që të ndërhyjë në reformimin e partisë në Podujevë./Llapi.info