Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot kryesiht i këthjellët me intervale të gjata me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Indeksi i UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që personat që kanë probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit, ose të marrin masa mbrojtëse (shih këshillat e Institutit kombëtar).

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.