Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë popullin francez për Ditën e Bastijës, njofton Klan Kosova.

“Njëra nga demokracitë më të afirmuara dhe më të konsoliduar në botë feston datëlindjen”, ka shkruar Veseli në porfilin e tij në Facebook.

“Themelet e saj edhe sot përbëjnë vlera bashkëkohore për të cilat popujt kanë nevojë. Urojmë popullin francez në këtë ditë të shënuar historike”.

Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar popullin francez për nder të Ditës së Bastijës, e cila është Festë Kombëtare në Francë.

Më poshtë është postimi i plotë i Haradinjat:

Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, vëllazërisë, trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike. Shoqëri dhe shtet model që na shërben për t’u bashkuar rreth vlerave të përbashkëta edhe neve në Kosovë.

Në emër të Qeverisë, përmes ambasadorit Didier Chabert, përcolla urimet më të mira për prosperitetin e Francës dhe popullit francez. Festofshi në paqe dhe mirëqenie të vazhdueshme! Bonne fête Nationale.