Gjatë ditës së djeshme në fshatin Terbovc të Lipjanit ka ndodhur një tragjedi. Vëllai ka vrarë vëllain e tij me revole.

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë. Nga organet e hetuesisë thonë se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje dhe se i dyshuari kryesor gjendet në arrati.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar, në rrethana ende të panjohura, me armë zjarri-pistoletë ka vrarë vëllain e tij, viktimën mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor . Si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm”,.

Njësitet policore po e hetojnë ngjarjen, ndërkohë që trupit të pajetë të viktimës është urdhëruar që t;i bëhet obduksioni.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësit policore janë duke hetuar rastin dhe në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati”, thonë nga policia.