Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka akuzuar Prishtinë zyrtare se duke bërë presion te pjesëtarët serbë të FSK-së, po i detyron ata ta pranojnë formimin e Ushtrisë.
Por Gjuriq edhe një herë është zotuar se Ushtria nuk do të krijohet, të paktën ai pretendons e këtë nuk do ta lejojnë serbët.
“Kemi deklaruar në mënyrë të vazhdueshme dhe të hapur se Serbia është kundër formimit të një ushtrie të re në territorin e saj. Ky është qëndrimi i Listës Serbe dhe i shumicës së serbëve në Kosovë. Individë të frikësuar apo të korruptuar serbë nuk janë justifikim për ndonjë mendim tjetër. Ju mund të lexoni deklaratat e ndërkombëtarëve që thonë se Ushtria duhet të bëhet vetëm me Kushtetutë. E kjo nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve. Në këtë kohë nuk ka konsensus e as nuk do të ketë”, deklaroi Gjuriq, transmeton lajmi.net.
Tutje ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që largimi i serbëve në FSK po bëhet nga mundësia që “Kosova ta pushtojë veriun”.
Gjuriq thotë se serbët në Kosovë këtë Ushtri e shohin si kërcënim për sigurinë e tyre.
“Pjesëmarrja e serbëve në FSK bëhet që ata të pretendojnë se po krijojnë një ushtri të vërtetë. Serbët në Kosovë këtë formacion e shohin si kërcënim”, deklaroi Marko Gjuriq.
Në fund të intervistës për gazetën serbe Blic, Gjuriq tha se ende ka shumë punë deri te arritja e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.