Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë pesë ditëve të ardhshme.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga verilindja. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e hënë , të martën dhe të enjten do të shoqërohen me reshje shiu”, thuhet në njoftimin të cilin e transmeton Koha.n.et

Temperaturat minimale parashikohen se do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar edhe vlera nën normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s”, përfundon njoftimi.