Knaë vazhduar edhe sot punimet në ndërtimin e murit në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Muri që vendoset në rrugën Kolashinska afër sheshit Kral Petar.
Muri pritet të jetë i gjatë 37.5 metra, ndërsa lartësia e tij do të ndryshojë prej 40 deri në 70 centimetra.
Në mes të dy mureve të betonit do të krijohet hapësirë prej rreth 50 centimetra e cila do të shërbejë për mbjelljen e luleve.
Po ashtu në një perimetër prej 9 metrash nuk do të ketë mur, por do të vendosen shtylla lëvizëse që në rast nevoje të mundësojnë qarkullimin e automjeteve me emergjencë.
Një pjesë e këtij muri është betonuar të shtunën, pjesa tjetër po vazhdon sot, ndërsa përfundimi i komplet murit me beton do të realizohet ditën e nesërme.
Punimet në ndërtimin e këtij muri, apo siç e quajnë banorët në veri “shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve”, është duke i kryer Kompania ‘Rad’ nga Zveçani, pronar i së cilës është Rade Steviq.
Revitalizimi i urës së Ibrit financohet nga BE, ndërsa punimet në sheshin Kral Petar në veri, pjesë e së cilës është edhe muri, financohet nga komuna e Mitrovicës Veriore.