Presidenti i klubit futbollistik italian Napoli, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se lanë pasur ofertë për ta sjellur Cristiano Ronaldon në Napoli, por e kanë refuzuar.
“Ronaldo iu ofrua edhe Napolit”, ka deklaruar De Laurentiis në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica”.
Agjenti i tij Mendes më telefonoi.
Formuluam edhe ofertën tonë dhe ishim gati të paguanim Ronaldon me përqindjet e të ardhurave që do të siguronim nga ardhja e tij.
Por, 350 milionë eurot që do të investojë Juventusi për ne janë të paarritshme.
“Do të rrezikonim falimentimin e klubit për këtë investim”.