Marrëveshja përfundimtare me ndarjen e Kosovës nuk do të ishte diçka pozitive pasi nuk do të pranohej nga të dyja palët. Kështu po thotë analisti rus, Stanislav Bishok.

Në një intervistë për gazetën serbe Novosti eksperti rus i Fondit për Diplomaci Kombëtare në Moskë, deklaroi se ndarja gjithashtu do të ishte negative për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Deri në kohën e fundit mendoja se ndarja është zgjidhje e mirë, port ash e kuptova se një vendim i tillë nuk do të ishte i pranueshëm nga të dyja palët, sidomos për serbët që jetojnë në veri të Kosovës”, deklaroi Bishok, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse Rusia mund të ketë ndikim vendimtar në zgjidhjen Kosovë-Serbi, analisti rus përgjigjet pozitivisht.

“Sigurisht se mundet. Rusisë nuk i vjen në mendje ta njehë Kosovën. Për aq kohë sa shteti serb këmbëngul në Kosovën, edhe Rusia do ta përkrahë”, deklaroi Bishok.

Teoria e analistit serb është e çuditshme kur flet për dallimet ndërmjet Krimesë dhe Kosovës. Thotë se Kosova është qëndër për serbët, kurse Kriemja nuk është për Ukrainën.

“Paralelet midis Krimesë dhe Kosovës nuk duhet të tërhiqen sepse ka një ndryshim të rëndëishsëm: Kosova është pjesa qendrore për serbët, kurse Krimeja për Ukrainën nuk është”, përfundoi Stanislav Bishop.

Ndryshe serbët vazhdimisht kanë përmendur mundësinë e ndarjes së Kosovës, por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar kategorikisht Amerika dhe Gjermania.