Policia në raportin e saj 24 orësh njofton se një femër ka njoftuar se derisa fëmijët e saj po luanin, ka ardhur i dyshuari dhe pa ndonjë shkas e ka shtyrë qëllimisht njërin nga fëmijët e saj (pesë vjeçar) duke e rrëzuar në tokë

Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Lezhës” ku sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtje.