Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se mëngjesin e djeshëm në fshatin Shajkoc të Podujevës, janë ndaluar dy persona të dyshuar të cilët kishin dalë për gjueti me dy pushkë pa leje, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, të dy pushkët e gjuetisë me dy fishekë janë konfiskuar, kurse të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.

“Fshati Shajkovc, Podujevë 15.07.2018 – 07:00. Raportohet se janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë dalë në gjueti, posedonin dy pushkë të gjuetisë me dy fishekë, nuk posedonin leje, të cilat janë konfiskuar nga policia. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, kurse rasti mbetet të hetohet”, bën të ditur Policia./Llapi.info