Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, ka njoftuar se kolonat në Merdar kanë vazhduar edhe sot.

Për të kaluar këtë pikë kufitare duhen mbi 2 orë, siç thuhet në njoftim nga 120 deri 150 minuta, raporton Koha.net.

Kolonat e gjata në hyrje janë deri në 700 metra.

Para disa ditësh, ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, kërkoi nga bashkatdhetarët që të mos e shfrytëzojnë pikën kufitare në Merdar, për shkak të punimeve që janë duke u bërë në të. Por, pavarësisht kësaj, ka disa ditë që në këtë pikë kufitare krijohen kolona të gjata.