Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se është arritur në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim.

Ismaili ka theksuar se pacientët që kanë nevojë për stentim do të stentohen menjëherë si raste urgjente.

Postimi i plotë:

Hiqet lista e pritjes për stentime në QKUK!

Pas disa muajve punë intensive, lëshimi 24 orë në 7 shtatë ditë të javës i shërbimit për kujdesin e zemrës dhe stentim në QKUK, ka dhënë rezultatet e saj. Sot u njoftova se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim. Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent. Nga janari i vitit 2018, janë realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime. Ngadalë do t’i heqim listat e pritjes nëpër spitalet dhe klinikat tona, dhe qytetarët do të marrin trajtimet e kërkuara në kohën e duhur.