Kolona të gjata po krijohen edhe sot në magjistralen Prishinë – Podujevë, njofton Llapi.info

Në bazë të disa fotove të siguruara shihet numri i madh veturave në drejtim të Podujevës më saktësisht në Lluzhan.

Siç mëson Llapi.info në këtë pjesë si pasojë e disa automjeteve bujqësore që lëvizin ngadalë si dhe fluksi i mërgimtarëve që tashmë ndodhen në vendlindje ka bërë që në këtë rrugë të ketë kolona.

Ndërsa, shumë prej qytetarëve tashmë ia kanë mësyrë rrugëve alternative me qëllim të mënjanimit të pritjeve.

Kujtojmë, se edhe dje në këtë magjistrale konkretisht në Gllamnik të Podujevës nga punimet në rrugë kolonat janë bërë deri në 5 kilometra./Llapi.info