Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me liderët tjerë të shtetit po qëndron në Bruksel.
Ai sot është takuar me homologun serb, Aleksandar Vucic dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Në një postim në Twitter, Thaçi ka shkruar se po punohet që edhe e pamundura të bëhet e mundur, transmeton Indeksonline.
“Ne po punojmë shumë për të bërë atë që sot duket e pamundur, por nesër është e mundur. Ne i detyrohemi këtij populli dhe gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar Thaçi..