Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ista Mustafa, e ka ngushëlluar familjen e Sadije Aganit pas vdekjes së saj në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ai për bashkëshorten e veprimtarit të shquar, Fehmi Aganit tha se ishte veprimtare e shquar në shërbim të Kosovës, dhe se e ka nderuar emrin e kësaj familjeje, si dhe atë të bashkëshortit të saj i cili ishte nënkryetar i partisë të cilën aktualisht e udhëheq Mustafa.

Më poshtë keni letrën e plotë të liderit të LDK-së:

Me rastin e vdekjes së Sadije Agani, bashkëshortes së dëshmorit të kombit, Akademik Fehmi Agani, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, përmes një telegrami, ka ngushëlluar Familjen Agani.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuar Familje Agani ,

Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshës Sadije, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe të strukturave të LDK-së për humbjen e familjares suaj.

Kjo nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë zonjën Agani si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një veprimtare të dalluar në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e Familjes Agani dhe të ishnënkryetarit njëherësh antarit shumëvjeqar të kryesisë së LDK-së, Fehmi Agani.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!