Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar qytetarët me rastin e lajmit nga Brukseli se Rekomandimi për liberalizimin e vizave është pozitiv.

Ministrja Hoxha, ka shkruar se “Epoka e re e vendit dhe qytetarëve tanë, tashmë po merr dinamikën dhe orientimin e duhur, të pakthyeshëm, të procesit integrues, përafrimin me vlerat evropiane”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Sot, qytetarët e Republikës së Kosovës, morën lajmin e shumëpritur, Rekomandimin pozitiv për vazhdimin e procedurave për lëvizjen e lirë.

Epoka e re e vendit dhe qytetarëve tanë, tashmë po merr dinamikën dhe orientimin e duhur, të pakthyeshëm, të procesit integrues, përafrimin me vlerat evropiane.

Lëvizja e lirë, do të jetë rast që vendi ynë, të përmbyll më shpejt procesin integrues euro-atlantik, duke marrë dhe adoptuar, vlerat më të mira për zbatimin e ligjit, për arsim, shëndetësi, ekonomi, ambient dhe të gjithë fushat e jetës së qytetarëve tanë.

Vlerat e popullit tonë, ishin, janë dhe mbeten, pjesë e traditës, mendësisë, kulturës dhe historisë evropiane. Lëvizja e lirë, do t’i fuqizoj këto vlera.

Urime dhe gëzuar!”