Cristiano Ronaldo raportohet se do të mungojë në turneun parasezonal që Juventusi do ta zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portugezi kompletoi transferimi te Juve për 110 milionë euro nga Real Madridi, por sipas Gazzetta dello Sport, Ronaldo nuk do të marrë pjesë në këtë turne pasi luajti me Portugalinë në Botëror.
Kampioni italian do të përballet me Bayern Munichun, Benficën, yjet e ligës amerikane dhe Real Madridin.