Foto ilustrim

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 27 persona të dyshuar për vepra dhe incidente të ndryshme.

Arrestimet janë kryer në raste të ndara ndërsa për të njëjtat është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit, 14 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.