Kërkesa e Visar Ymerit që sot në Parlament të diskutohet për dialogun ka nxitur reagimet e partive politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përkrahur kërkesëne PSD-së, por më ashpër ka reaguar PDK-ja.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi ka ironizuar me Ymerin duke thënë se “mendova mos është ndonjë tragjedi”, shkruan lajmi.net.

“Mendova që është ndonjë tragjedi. Po mundoheni me kidnapu seancën. Nuk ka urgjencë për me bo debat sot, mudenmi nesër masnesër”, tha Krasniqi.

Edhe Vetëvendosja përkrahi kërkesën e Visar Ymerit. Por u zotua se më nuk do t’ia japin votat kur kritikojnë opozitën.

“Natyrisht që është temë urgjente, një debat për këtë dialog ka munguar është dashur që të ndodhë shumë më herët. E kam një kritik për PSD-në: hera e fundit që do t’ua japim pasi e shajmë opozitën”, tha Ymeri.

Edhe Ramush Haradinaj propozi që për dialogun të diskutohet një ditë tjetër.

Kurse shefi i deputetëve të AAK-së tha se kjo po bëhet me qëllim, që të zbehet vendimi i djeshëm për vizat.

Edhe Nisma për Kosovën kërkoi që për dialogun të diskutohet në seancën e re që do të vazhdojë sot.