Gjatë kryerjes së disa punimeve në fshatin Runik të Skenderajt, të mërkurën, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë eshtra të njeriut.
Janë njoftuar njësitë relevante të policisë, punimet janë ndërprerë në atë lokacion, derisa të kryhet ekzaminim i tërësishëm i vendit të ngjarjes.