Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot kryetarin e Subkomitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Australisë, Chris Creëther, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy shteteve, njofton kumtesa.

Haradinaj e njoftoi Creëther, si] përcjell kumtesa qeveritarepër prioritetet e Qeverisë, orientimin properëndimor të Kosovës, si dhe për proceset e përgjithshme nëpër të cilat po kalon Kosova, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, procesi i dialogut.

Kryetari i Subkomitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Australisë, Chris Creëther, vlerësoi të arriturat e Kosovës në një dekadë shtetësi dhe e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave, në të njëjtën kohë shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për t’i ofruar ndihmë Kosovës në fusha konkrete.