Kryetari i Këshillit Drejtues i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq thotë se pas rundit të djeshëm të dialogut në Bruksel, është e qartë se po vjen epoka e bisedimeve të gjata e të vështira, të lajmeve të këqija që më në fund të nënshkruhet ajo që duhet nënshkruar, transmeton Koha.net “.
“Do të jenë (bisedime) shumë të gjata e shumë të vështira dhe të gjitha pritjet që ato do të përfundojnë brenda disa muajsh, janë të tepruara”, ka thënë Janjiq për tv prva.
Ai thotë tani është koha për një zgjidhje të re të qëndrueshme deri në 15 vjet.
I pyetur se çfarë shkruan në dokumentin serb që është dorëzuar dje, nëse dihet se pala kosovare kërkon njohjen e pavarësisë, Janjiq thotë se është koha që opinioni të dijë se çfarë shkruan në të.
“Ai dokument është dokument shumë serioz dhe nuk duhet pasur turp nga ai pasi përmban të drejtën e plotë juridike, është parakusht për çfarëdo avancimi për statutin e AKS-së, por pas arrestimit të Marko Gjuriqit, aty janë edhe disa parime të tjera”, ka thënë.
Duke folur për temat që mund të gjenden në dokumentin e palës kosovare, Janjiq thotë se njohja dhe karrigia në OKB nuk janë pjesë i këtij rrëfimi, përkatësisht se ato nuk janë fare temë e dialogut në Bruksel , por për dialog ndërmjet superfuqive.
Janjiq vlerëson se në bisedimet e djeshme ndërmjet Vuçiqit, Thaçit e Mogherinit, nuk është shfrytëzuar mjaft që të flitet për temën, përkatësisht dokumentet që i kanë dorëzuar dy palët për marrëveshjen ligjore detyruese për normalizimi, porse që të tri palët kanë interesat personale.