Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot që presidenti kosovar, Hashim Thaçi është duke kërkuar luftë.
Ky publikim i Informerit vjen pas takimit të Thaçit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel të cilin takim ai e kishte konsideruar si më të shkurtin por më të vështirin në gjashtë vjetët e fundit.
“Delegacioni i Kosovës i ka refuzuar të gjitha bisedimet. Janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe nuk e kanë pranuar asnjë kompromis”, shkruan në ballinën e kësaj gazete.
“Thaçi ka thënë: Nuk jap asgjë, Serbia duhet ta pranojë pavarësinë, për të tjerat nuk më bën”.
Në Bruksel, ai i kishte prirë edhe delegacionit kosovar në kuadër të fazës finale së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq dje, mes tjerash, i pari i Kosovës kishte thënë se Vuçiq duhet ta kuptojë se Kosova është sovrane.