Policia në Mitrovicë ka arrestuar dje një të dyshuar, shqiptar i Kosovës dhe një të dyshuar tjetër, shtetas i Turqisë.

Sipas Policisë të njëjtit kanë tentuar që të pajisen me pasaporta të Kosovës duke falsifikuar të dhënat personale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.