Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka postuar një foto në rrjetin socaial ‘Facebook’ të Liqenit të Batllavës me mbishkrimin “Pamje e mrekullueshme e Liqenit të Batllavës!”, njofton Llapi.info

E bukurin e Liqenit nuk ia kanë humbur banorët e kësaj, konkretisht Rexhep Zeka kryetar i organizatës “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”. Zeka në një postim ka kërkuar nga i pari i Podujevës që përveç rregullimit të infrastrukturës të hartohet edhe një plan projekt për zhvillimin e turizmit që do të ndikonte zhvillimin ekonomik të Podujevës.

“Foto e huazuar nga z.Agim Veliu me mbishkrimin ” Pamje e mrekullueshme e Liqenit të Batllaves” , vertet mrekulli , mirpo krahas kësaj bukurie natyrore ju lutemi dhe kerkojm vëmendje institucionale për rregullimin e infrastruktures rrugore në fshatrat përrethë Orllanit, dhe nje plan-projekt për zhvillimin e turizmit në ketë pjes ku do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik edhe të vet K. Podujevës dhe jo vetëm”, ka shkruar ai në ‘Facebook’./Llapi.info