Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit, në territor të Shqipërisë, raporton Indeksonline.

Vetura e tipit “Mercedes SL” me targa të Gjermanisë është shkatërruar e tëra siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Indeksonline.

Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë Policia Rrugore e cila është duke u marrë me rastin.

Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme, porse dëmet materiale janë tejet të konsiderueshme.