Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, e cila ditëve të fundit përmes rrjeteve sociale ka përcjell të dhënat për pritjet në pikat kufitare për të hyrë dhe dal nga Kosova, del se nuk i ka informatat e sakta.
Në përditësimet e fundit për pritjet një komentues i ka kundërshtuar ato duke i quajtur gënjeshtra informatat e shpërndara nga qendra.
Ai ka shkruar “O mos ju besoni se gënjeshtra janë se kolona është te prollm banja”.
Kurse qendra ia konfirmon se nuk i kanë informatat e plota për kolonën.
“Faleminderit për informatat, se si qendër bëjmë raportimin sipas informata që marrim nga terrenin edhe atë se çfarë shohim nga sistemi ynë i vëzhgimit. Ne nuk mund të dimë se sa mund të jetë kolona përtej kufirit tonë”, është përgjigja e qendrës në komentin e qytetarit.
I njëjti komentues mandej ka kërkuar që të mos thirren si qendër kur nuk i kanë informatat e sakta.
“Për atë ju nuk duhet të thirrni si QKMK se nuk jeni ndonjë Institut Shtetëror po vetëm e keni për KLIKIME e është TURPË ti mashtroni Bashkatdhetarët”.