Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Pritet që kushtet për reshje shiu të fillojnë nga e hëna pas dite por me një intensitet të ulët, ndërsa në ditët në vazhdim do të ketë një ngritje të intensitetit të reshjeve”, raporton IHMK, transmeton Koha.net.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, kryesisht nga jugperëndimi dhe veriu me shpejtësi 3-14m/s.