2 persona kanë humbur jetën një mashkull dhe një femër, ndërsa deri tani tre persona janë lënduar, ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë, në një aksident që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për lajmi.net, Driton Rugova zëdhënës për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete një autobus dhe dy vetura.