Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas njoftimit nga gazetari Shkumbin Kajtazi, se gjatë ditës së sotme ka pranuar një kërcënim nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga Policia dhe Prokuroria që këtë rast ta trajtojnë me prioritet dhe kërcënuesi të sillet para drejtësisë”, thuhet në reagim.
Sipas AGK-së, gazetari Kajtazi ka bërë të ditur se Bahtiri e ka marrë në telefon atë dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese dhe sharje.
Kërcënimi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi vjen pas publikimit të një artikulli të publikuar në gazetën “Metro”, ku tregohej për punësimin e një vajze në pozitën e shefes së kabinetit se kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga Policia dhe Prokuroria që këtë rast ta trajtojnë me prioritet dhe kërcënuesi të sillet para drejtësisë.
Kujtojmë se ky kërcënim shënon rastin e 13-të më radhë të ndodhur ndaj gazetarëve përgjatë këtij viti, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.