Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Asociacioni do të themelohet sipas Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe vendimeve të Kushtetueses.

Thaçi, në një konferencë për media, tha se duke qenë të bashkuar, vetëm një adresë mund të jetë e shqetësuar dhe ajo është Beogradi, ndërkaq duke qenë të ndarë, vetëm një adresë mund të jetë e gëzuar dhe ajo është Beogradi, raporton lajmi.net.

“Një mundësi e tillë për njohje nuk do t’i ofrohet më Kosovës, Parlamenti e ka fjalën e fundit dhe askush nuk mund të tejkalojë. Le të punojmë të gjithë se bashku që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi tha se është në logjikën e Serbisë t’i festojë humbjet dhe se nga ky realitet nuk ka dalë as Vuçiqi.

“Vuçiq është një njëri i pandreqshëm në raport me Kosovën. Mirëpo do të punojmë në një marrëveshje që do të jetë e mirëkuptueshme edhe nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Thaçi.

Për vrasjen e Ivanoviqit, tha se institucionet e Kosovës po punojnë maksimalisht që ta zbardhin të vërteten. ”

“Në rastin e zbërthimit të së vërtetës do të ketë dhimbje të madhe në Beograd, mirë po duke mos përjashtuar as Kosovën”, ka përfunduar Thaçi.