Zv. kryeministrit Fatmir Limaj ne një vizite bërë ne ditën e hapjes së panairit me produkte vendore në kuadër të ditëve të Diasporës, u ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme bizneseve shqiptare të Diasporës, të cilët siq thotë ai kanë qenë dhe janë shtylla kryesore e promovimit te prodhimeve tona vendore në vendet perëndimore.

“Falënderoj organizatorët, si asnjëherë më parë neve na është dhënë rasti t`i shohim prodhimet tona ne vende të Evropës, kjo ka ardhur në saje të biznesit që e bënë diaspora me prodhimet vendore, nuk ka familje në diasporë që nuk e ka një veshje kombëtare një shenjë kombëtare.” ka thënë Ndër tjerash Zv/kryeministri Limaj.